Turqia dënon sulmet terroriste në Pakistan

Turqia dënoi sulmet terroriste në Beluxhistan dhe rajonin e Veziristanit Verior në Pakistan.

1510063
Turqia dënon sulmet terroriste në Pakistan

Turqia dënoi sulmet terroriste në Beluçistan dhe rajonin e Veziristanit Verior në Pakistan.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme bëhet e ditur se të enjten është mësuar me hidhërim lajmi për sulmet terroriste në rajonin e Veziristanit Verior dhe Beluçistan në Pakistan, që shkaktuan vdekjen e një numri të madh të personelit të sigurisë.  

“Ne dënojmë këto sulme të urryera terroriste dhe kërkojmë mëshirën e Allahut mbi ata që humbën jetën, shërim të shpejtë për të plagosurit si dhe i përcjellim ngushëllimet tona qeverisë mike dhe popullit vëlla të Pakistanit”, shkruhet në deklaratë.

Në sulmin terrorist ndaj forcave pakistaneze të sigurisë, që shoqëronin një autokolonë në Beluçistan, kishin humbur jetën 11 ushtarë dhe 14 persona. Kurse në sulmin me bombë ndaj një autokolone të forcave të sigurisë në rajonin e Veziristanit Verior kishin humbur jetën 6 ushtarë.   


 

 


Lajme të ngjashme