Bashkëpunimi Turqi-Pakistan, ambasadorët e dy vendeve angazhohen për zhvillim të mëtejshëm

Ambasadori i Pakistanit në Ankara, Syrus Sajjad Qazi dhe ambasadori i Turqisë në Islamabad, Ihsan Mustafa Yurdakul premtuan të punojnë edhe më shumë për të rritur vëllimin tregtar ndërmjet dy vendeve.

1510158
Bashkëpunimi Turqi-Pakistan, ambasadorët e dy vendeve angazhohen për zhvillim të mëtejshëm

Ambasadori i Pakistanit në Ankara, Syrus Sajjad Qazi dhe ambasadori i Turqisë në Islamabad, Ihsan Mustafa Yurdakul premtuan të punojnë edhe më shumë për të rritur vëllimin tregtar ndërmjet dy vendeve.

Në fjalimin e tij në programin mbi platformën “Webinar” të organizuar nga ana e Institutit të Mendimit Mysliman, me seli në Islamabad, ambasadori i Pakistanit në Ankara, Syrus Sajjad Qazi tha se janë të kënaqur që Islamabadi dhe Ankaraja zotërojnë marrëdhëniet politike dhe diplomatike më të mira në botë.  

Qazi bëri të ditur se pavarësisht marrëdhënieve të mrekullueshme historike, politike dhe Kulturore, vëllimi tregtar ndërmjet dy vendeve prej më shumë se 300 milionë banorë, varion ndërmjet 600-800 milionë dollarëve.  

Gjendja aktuale në marrëdhëniet ekonomike nuk është shumë efektive dhe rikujtoi se Presidenti Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës këtë vit (në muajin shkurt) në Pakistan, të dyja palët kishin përvetësuar një qëndrim të jashtëzakonshëm për çështjet tregtare.

Ambasadori pakistanez u shpreh se në fusha dhe madhësisë të ndryshme duke filluar nga ato të tilla si ushqimi, shërbimi, infrastruktura dhe ndërtimi në Pakistan kanë aktivitetet 100 kompani turke.  

Edhe ambasadori i Turqisë në Islamabad, Ihsan Mustafa Yurdakul tha se ndërmjet dy vendeve ka marrëdhënie politike shumë të mira, por në marrëdhëniet ekonomike ka një hapësirë boshe që duhet mbushur.

Duke bërë të ditur se dy vendet zotërojnë bashkëpunim të mirë në shumë sektorë, ambasadori turk tha se industria e mbrojtjes është një prej fushave më të suksesshme.

Gjithashtu Yurdakul nënvizoi se Turqia dhe Pakistani ngrenë së bashku zërin kundër islamofobisë në forumet ndërkombëtare dhe Turqia është e kënaqur nga bashkëpunimi në këtë nivel.


 

 


Lajme të ngjashme