Turqia dhe Kazakistani nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e hapësirës

Agjencia Hapësinore e Turqisë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e hapësirës me Komitetin Hapësinor dhe Aviacionit të Kazakistanit.

1509514

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Zhvillimit Digjital, Inovacionit dhe Industrisë Hapësinore të Kazakistanit, kreu i Agjencisë Hapësinore të Turqisë, Serdar Huseyin Yildirim në kuadër të vizitës dyditore të punës të realizuar në Kazakistan u takua me ministri Bagdat Musin.

Gjatë takimit, u diskutuan çështjet e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e hapësirës.

Në kuadër të kontakteve në Kazakistan, Yildirim dhe delegacioni i tij vizituan Qendrën Kombëtare Hapësinore në kryeqytetin Nur Sultan dhe ekzaminuan sistemet satelitore të perceptimit në distancë.

Delegacioni turk më pas shkoi në bazën hapësinore Baikonur në provincën Kizilorda, ku ndoqi lëshimin e anijes kozmike Soyuz MS-17.

Yildirim gjithashtu u takua me Baubek Oralmagambetov, kreun e Komitetit të Aviacionit dhe Hapësirës së Kazakistanit. Pas takimit palët nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit në fushën e hapësirës.

"Dokumenti do të mundësojë bashkëpunim praktik midis institucioneve hapësinore të të dy vendeve dhe kompanive," tha Yildirim pas ceremonisë së nënshkrimit.

Lajme të ngjashme