Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kazimi ftohet në Ankara nga Presidenti Erdogan

Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kazimi deklaroi se ka marrë ftesë prej Presidentit Recep Tayyip Erdogan për vizitë në kryeqytetin Ankara.

1509315

Sipas deklaratës së bërë nga zyra për media e Kryeministrisë së Irakut, Kryeministri el-Kazimi priti në takim në Pallatin Qeveritar ambasadorin e Turqisë, Fatih Yildiz.

Në pritje u shqyrtua zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat ndërmjet dy vendeve.

Kurse ambasadori Yildiz, në deklaratën e bërë në median sociale në lidhje me takimin në fjalë, shkroi: “Gjatë pritjes nga Kryeministri i Irakut, Mustafa el-Kazimi konfirmova vullnetin për të zhvilluar marrëdhëniet me Irakun në të gjitha fushat ndërmjet. Theksova se do të vazhdojmë të mbështesim në mënyrë të fuqishme qëndrimin e Irakut që refuzon boshtin politik nga jashtë në rajonin tonë dhe jashtë tij”.

Lajme të ngjashme