Turqia i përgjigjet ShBA-së në lidhje me anijen sizmike “Oruç Reis”

“Kritika për punimet e kërkimeve sizmike nga ShBA-ja paraqet një mospërputhje serioze”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy.

1508659
Turqia i përgjigjet ShBA-së në lidhje me anijen sizmike “Oruç Reis”

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy në përgjigjen e tij ndaj deklaratave të ShBA-së në lidhje me anijen sizmike “Oruç Reis” tha: “Kritikat e ShBA-së për kërkime sizmike të anijes ‘Oruç Reis’ në platformën kontinentale të Turqisë paraqesin mospërputhje serioze”.

Zëdhënësi Aksoy u përgjigj me shkrim në pyetjen në lidhje me deklaratat e zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus për punimet e kërkimeve sizmike të anijes “Oruç Reis”.

Në përgjigjen e tij Aksoy shkruan se “Kritika për punimet e kërkimeve sizmike nga ShBA-ja paraqet një mospërputhje serioze”.

Duke vënë në dukje se ShBA-ja ka deklaruar se e ashtuquajtura “Harta e Sevilës” që paraqet pretendimet maksimaliste të Greqisë dhe administratës greko-qipriote në Mesdheun Lindor, nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe në retorikat e ngjashme të BE-së, zëdhënësi Aksoy tha: “Pala që rrit tensionin në Egje dhe Mesdhe nuk është Turqia, por administrata greko-qipriote dhe Greqia”.

 


Lajme të ngjashme