Turqia është e angazhuar për zgjidhje diplomatike në Mesdhe

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve, veçanërisht Greqisë, të mbështesin përpjekjet diplomatike të Turqisë”,- ka thënë përmes «Twitter»-it kreu i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun me rastin e rinisjes së anijes “Oruç Reis”.

1507859
Turqia është e angazhuar për zgjidhje diplomatike në Mesdhe

Kreu i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun ka bërë një postim në llogarinë e tij në «Twitter» në lidhje me ridërgimin e anijes “Oruç Reis” për kërkime sizmike në Mesdheun Lindor nga porti i Antalies, ku anija qëndronte për furnizimin dhe shërbimet rutinë të mirëmbajtjes.

Duke theksuar se "Oruç Reis" do t’i vazhdojë aktivitetet e saj brenda zonave të juridiksionit detar të Turqisë, Fahrettin Altun shkroi si më poshtë në postimin e tij:

"Mesazhi ynë është i qartë; Ne vazhdojmë angazhimin tonë për zgjidhjen diplomatike. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve, veçanërisht Greqisë, të mbështesin përpjekjet diplomatike të Turqisë. Sidoqoftë, nëse thoni 'ajo që më takon mua është e imja dhe ajo që ju takon juve duhet negociuar', atëherë nuk mund të ketë negociata. Ne nuk kemi ardhur aq lehtë në këto ditë. Nën udhëheqjen e Presidentit tonë Rexhep Tajip Erdoan, i kemi kapërcyer një e nga një pengesat, që thuhej se ishin 'të pakalueshme'. Çdo herë fitoi vendi ynë, populli ynë. Nuk ka asnjë ndalesë, ne do të vazhdojmë rrugën tonë. Qoftë e hapur rruga për «Oruç Reisin» tonë".

 


Lajme të ngjashme