Çavusoglu: Japonia është një mike e rëndësishme dhe një partnere e besueshme e Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se Japonia është një mike e rëndësishme dhe një partnere e besueshme për Turqinë.

1508312
Çavusoglu: Japonia është një mike e rëndësishme dhe një partnere e besueshme e Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se Japonia është një mike e rëndësishme dhe një partnere e besueshme për Turqinë.

Ndërmjet Turqisë dhe Japonisë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit Teknik që ka për qëllim përshpejtimin e aktiviteteve dhe projekteve teknike ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshja u nënshkrua në Ministri me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu, Ambasadorit të Japonisë në Ankara Akio Miyajima dhe Drejtori i Përgjithshëm i Azi-Paqësorit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadori Namik Guner Erpul.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoni, Çavusoglu tha: “Japonia është një mike e rëndësishme dhe një partnere e besueshme për ne. Marrëdhëniet i kemi rritur në nivelin e partneritetit strategjik. Me Japoninë punojmë së bashku për të zhvilluar marrëdhëniet në çdo fushë. Është partnerja e tretë tregtare në Azinë Jugore”. 

Duke tërhequr vëmendjen se dy vendet kanë hedhur hapa për të thelluar bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe arsimit, Çavusoglu u shpreh se janë duke shfaqur një bashkëpunim shembullor për të vënë në jetë projekte të ndryshme në fushën e bashkëpunimit teknik.

Kreu i diplomacisë turke tha se bashkëpunimi teknik përbën një dimension të rëndësishëm të marrëdhënieve ekonomike dhe nënvizoi se me marrëveshjen e nënshkruar, Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA) që zhvillon aktivitetet në Turqi prej vitit 1959 do të marrë vendin e rregullimeve me datë 1994.

Ai tha se JICA ka mbështetur projekte të rëndësishme në Turqi dhe jep një kontribut të rëndësishëm në bashkëpunimin teknik si dhe shtoi se veçanërisht projektet e reduktimit të rreziqeve të fatkeqësive natyrore janë prioritet i bashkëpunimit.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme të Japonisë, Motegi Toshimitsu i cili dërgoi një mesazh në këtë ceremoni tha se Marrëveshja e Bashkëpunimit Teknik, që do të thellojë edhe më shumë marrëveshjet ndërmjet dy vendeve, të bihet në jetë sa më parë.  



Lajme të ngjashme