Oktay: Armenia ka kryer krime kundër njerëzimit

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay prononcohet në lidhje me sulmin me raketa të ushtrisë armene ndaj qytetit Gence të Azerbajxhanit.

1507115
Oktay: Armenia ka kryer krime kundër njerëzimit

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay deklaroi se Armenia ka kryer krim kundër njerëzimit.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në median sociale Twitter Oktay tha: “Ende pa kaluar 24 orë nga vendosja e armëpushimit Armenia mori në shënjestër civilët dhe kreu krim kundër njerëzimit. Komuniteti ndërkombëtar e injoron këtë qëndrim hipokrit dhe bëhet partner në krimet e kryera nga Armenia. Kërkojë mëshirën e Allahut për vëllezërit tanë dëshmorë”.

 

Armenia dhe Azerbajxhani gjatë takimeve të mbajtura në Moskë, kryeqytetin e Rusisë kishin marrë vendim për vendosjen e një armëpushimi humanitar, i cili parashikonte shkëmbimin e funeraleve dhe të burgosurve në Karabakun Malor dhe që do të hynte në fuqi nga ora 12:00 me kohën lokale më 10 tetor.

Ndërkaq si rezultat i sulmeve me raketa të ushtrisë armene ndaj qyteti Gence të Azerbajxhanit ende pa kaluar 24 orë nga vendosja e armëpushimit në fjalë janë vrarë 9 dhe u plagosën 34 persona.

 


Lajme të ngjashme