Ministri i Mbrojtjes Akar: Armenia po kryen krime lufte dhe kundër njerëzimit

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar në lidhje me sulmet e Armenisë ndaj rajonit Gence të Azerbajxhanit tha se “Armenia po kryen krime lufte dhe kundër njerëzimit, ajo nuk respekton as ligjin ndërkombëtar e as vlerat njerëzore”.

1507464

“Ata do të japin llogari për këtë një ditë para historisë dhe së drejtës ndërkombëtare. Armenia po bën krime lufte dhe kundër njerëzimit. Ata nuk kanë as respekt për të drejtën ndërkombëtare dhe as për vlerat njerëzore”, deklaroi Akar.

Ndërkaq në deklaratën e tij, ministri Akar theksoi se anija e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” vazhdon aktivitetet e saj (në Mesdhe) në një mënyrë të planifikuar dhe të programuar.

Forcat Detare do të sigurojnë shoqërimin dhe mbrojtjen e nevojshme për anijet tona kërkimore sipas nevojës”, u shpreh ministri Akar.

Lajme të ngjashme