Ministri Donmez: Anija “Oruç Reis” është nisur për punimet e sondimit në Mesdhe

Fatih Donmez, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, deklaroi se anija kërkimore sizmike “Oruç Reis” ka përfunduar punimet e mirëmbajtjes dhe se është nisur për të vazhduar me sondime në Mesdhe.

1507624

Në postimin e bërë në llogarinë e tij në Twitter ministri Donmez tha: “Anija ‘Oruç Reis’ ka përfunduar punimet e mirëmbajtjes dhe është nisur në Mesdhe për sondime. Ne do të vazhdojmë të hulumtojmë, gërmojmë dhe mbrojmë të drejtat tona. Nëse ka hidrokarbure patjetër do ti gjejmë”.

Edhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik në deklaratën e tij në Twitter ripostoi mesazhin e ministrit Donmez dhe shtoi: “Rruga e mbarë Oruç Reis. Presim lajme të mira nga Mesdheu. Ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë të drejtat e popullit tonë”.

Lajme të ngjashme