Turqia shpall NAVTEX të ri në Egje pasi Greqia shkeli Traktatin e Lozanës

Turqia, me arsyen se është shkelur Traktati i Paqes së Lozanës, shpalli një NAVTEX (njoftim për detarët – NAVigational TEleX) të ri në detin Egje.

1506219
Turqia shpall NAVTEX të ri në Egje pasi Greqia shkeli Traktatin e Lozanës
akdeniz sondaj gemi.jpg

Turqia, me arsyen se është shkelur Traktati i Paqes së Lozanës, shpalli një NAVTEX (njoftim për detarët – NAVigational TEleX) të ri në detin Egje.

Ky paralajmëron zonën përreth ishullit Lesbos (Midili).

Në shpalljen e publikuar nga Baza e Izmirit bëhet e ditur se Greqisë i është bërë tre herë paralajmërim për “Lozanën”.

NAVTEX-i që është i vlefshëm për datat 9-13 tetor është shpallur për shkak se Greqia ka shkelur statusin ushtarak që është përkufizuar në Traktatin e Paqes së Lozanës të vitit 1923 për ishullin Lesbos.

Sipas këtij traktati, në 12 ishujt ndër të cilët edhe Lesbo, që ndodhen në detin Egje, përveç forcave të rendit ligjor, nuk mund të ketë forca të armatosura dhe nuk mund të bëhet fortifikim.

Turqia, edhe në muajin shtator, duke i vënë theksin Lozanës, kishte publikuar dy NAVTEX.



Lajme të ngjashme