“Financial Times”: Turqia është një rivale serioze e Amerikës, Izraelit dhe Kinës

Gazeta “Financial Times” shkroi se Turqia është një rivale serioze për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin dhe Kinën në çështjen e dronëve të armatosur (SIHA).

1505391
“Financial Times”: Turqia është një rivale serioze e Amerikës, Izraelit dhe Kinës

Gazeta “Financial Times” shkroi se Turqia është një rivale serioze për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin dhe Kinën në çështjen e dronëve të armatosur (SIHA).

Në lajmin në lidhje me dronët e armatosur (SIHA) që prodhohen nga Turqia bëhet e ditur se ushtria e Azerbajxhanit, që lufton kundër Armenisë në Karabakun Malor, ka publikuar pamje të shkëlqyeshme të dronëve të armatosur të prodhuar nga Turqia që kanë goditur  shumë pozicione armene, sisteme të mbrojtjes ajrore, njësi artilerie dhe tanke.

Në lajmin ku bëhet e ditur se Karabaku është zona e pestë e konfliktit ku janë vendosur dronët e armatosur turq në vitet e fundit si në Siri, Libi, veriun e Irakut dhe Mesdheun Lindor, ndër të tjera shkruhet: “Industria turke e aviacionit që është në zgjerim e sipër është rezultati i një përpjekjeje 20-vjeçare për të rritur prodhimin e mbrojtjes me synimin për të reduktuar varjen e Turqisë për blerjen e armëve nga vendet perëndimore dhe për të rritur krenarinë kombëtare”.

Gjithashtu në lajm bëhet e ditur se programi i dronëve (IHA) e ka kthyer Turqinë në një fuqi në rritje dhe citohet Dan Gettinger, Bashkëdrejtori i Qendrës për Studimin e Dronëve në Kolegjin Bard të Nju-Jork-ut të ketë thënë se Turqia ka dalë si një rivale serioze për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin dhe Kinën dhe programi i dronëve të armatosur (SIHA) i Turqisë është shumë i sofistikuar.

“Punimet e Turqisë për prodhimin e IHA-ve është e lidhur nga afër me luftën që ky vend vazhdon prej një kohë të gjatë kundër organizatës separatiste terroriste PKK”, shkruhet në lajm ku theksohet se: “Që nga viti 2017, SIHA-t janë përdorur gjerësisht kundër PKK-së”.

Në lajm citohet Nigar Goksel, drejtoresha e Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Turqinë të ketë thënë: “Dronët i kanë mundësuar Turqisë që të nxjerrin organizatën separatiste terroriste PKK nga malet, ku kishte  krijuar një prani të konsiderueshme për më shumë se 30 vjet.

 


Lajme të ngjashme