Çavusoglu u takua me Dendias në Bratislavë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) është takuar me Heiko Maas dhe Nikos Dendias në Bratislavë të Sllovakisë, ku ai ndodhet për Forumin Global të Sigurisë (GLOBSEC).

1505310
Çavusoglu u takua me Dendias në Bratislavë
cavusoglu maas.jpg

Në Bratislavë të Sllovakisë mbahet edicioni i 15-të i Forumit Global të Sigurisë (GLOBSEC). Turqia në këtë forum përfaqësohet nga ministri i Jashtëm i saj, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Këtu Çavushollu është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.

Gjithashtu Çavushollu pati një takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Të dy ministrat biseduan për çështjet dypalëshe dhe rajonale, përfshi edhe tensionin në Mesdheun Lindor.

Ministri Çavushollu mori pjesë edhe në panelin me titull “Roli i Turqisë në sigurinë rajonale dhe globale”, ku tha se të drejtat e Turqisë në Mesdheun Lindor po injorohen.

Turqia i vazhdon prej vitesh thirrjet e saj për një ndarje të drejtë [të burimeve në Mesdheun Lindor], dhe kur e pa se këto thirrje të saj nuk po merreshin në konsideratë atëherë në vitin 2018 filloi aktivitetin e sondimit,- tha shefi i diplomacisë turke duke shtuar se Greqia në këtë çështje po shfaq një qasje maksimaliste.

Duke u ndalur edhe në çështjen e Karabakut Malor ministri Çavushollu tha se rajoni ka 30 vite që po mbahet i pushtuar nga Armenia dhe dha mesazhin për një zgjidhje të problemit në mënyrë paqësore dhe me dialog.

 


Lajme të ngjashme