Erdogan përfundon vizitën e ngushëllimit në Kuvajt dhe kalon në Katar

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një vizitë ngushëllimi në Kuvajt për vdekjen javën e kaluar të Emirit të Kuvajtit, Sheiku Sabah el-Ahmed el-Cabir es-Sabah.

1504644

Presidenti Erdogan zbriti në Kuvajt me avionin privat "TUR" në orën 12.15 me orën e Turqisë.  

Në aeroportin e Emiratit të Kuvajtit, Erdogan u prit nga Emirit të ri të Kuvajtit, Sheiku Nevvaf el-Ahmed el-Cabir es-Sabah, Kryetari i Bordit të Emiratit të Kuvajtit, Sheiku Ali Cerrah es-Sabah, Drejtori i Protokollit të Emiratit të Kuvajtit, Khalid el-Abdullah es-Sabah, Ambasadorja e Turqisë në Kuvajt, Ayshe Hilal Sayan Koytak dhe autoritetet e tjera.

Presidenti Erdogan i përcolli ngushëllimet Emirit të ri të Kuvajtit, Nevvaf el-Ahmed el-Cabir es-Sabah i cili erdhi në detyrë pas të ndjerit Emir i Kuvajtit, Sheiku Sabah.

Në orën 13.10 presidenti Turk u largua nga Kuvajti për të kaluar në Katar.

Lajme të ngjashme