Erdogan: Kemi hedhur hapa në cilësinë historike për të fuqizuar rolin e gruas në jetën sociale

Presidenti Erdogan mori pjesë me një video në aktivitetin e “Nivelit të Lartë në 25-vjetorin e Konferencës së 4-t të Gruas” organizuar në kuadër të Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

1501451
Erdogan: Kemi hedhur hapa në cilësinë historike për të fuqizuar rolin e gruas në jetën sociale

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha: “Nuk tolerojmë kurrë që në vendin tonë të dhunohet edhe një grua e vetme”.

Presidenti Erdogan mori pjesë me një video në aktivitetin e “Nivelit të Lartë në 25-vjetorin e Konferencës së 4-t të Gruas” organizuar në kuadër të Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 “Turqia vitet e fundit ka hedhur hapa në cilësinë historike për të fuqizuar rolin e gruas në jetën sociale. Me parimin ‘grua e fuqishme, familje dhe shoqëri e fuqishme’ kemi nxitur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në arsim dhe fuqinë punëtore”, tha Erdogan.

Kurse në lidhje me punën për luftën kundër dhunës ndaj gruas, kreu i qeverisë turke tha: “Lufta jonë kundër dhunës ndaj gruas është e shumanshme dhe e bëjmë atë me parimin e zero tolerancë dhe qasje totalitare. Nuk tolerojmë kurrë që në vendin tonë të dhunohet edhe një grua e vetme dhe të përkëmbet e drejta, juridiksioni dhe nderi i tyre”.  

 


Lajme të ngjashme