Media franceze: Dronët luftarakë të Turqisë ndryshuan rrjedhën e operacioneve në veri të Irakut

Dronët luftarakë të përdorur nga Turqia në operacionet e saj kundër organizatës terroriste në veri të Irakut, ndryshuan kryekëput rrjedhën e operacioneve, sipas agjencisë franceze të lajmeve, “AFP”.

1501155
Media franceze: Dronët luftarakë të Turqisë ndryshuan rrjedhën e operacioneve në veri të Irakut

Në një analizë të publikuar nga AFP-ja theksohet se dronët luftarakë turq “ndryshuan lojën” dhe “thyen rutinën” në operacionet kundër organizatës terroriste.

Analiza tërheq vëmendjen gjithashtu se dronët “Bayraktar TB2” zëvendësuan plotësisht avionët gjuajtës “F-16”.

Këto mjete ajrore të telekomanduara, të cilat janë projektuar dhe prodhuar tërësisht nga inxhinierë turq me mundësi kombëtare, qëndrojnë në ajër për një kohë shumë më të gjatë dhe janë të afta të bëjnë vrojtim e monitorim të detajuar duke ulur ndjeshëm koston e operacioneve antiterroriste.



Lajme të ngjashme