Forcat turke të sigurisë shkatërruan strofkat e terroristëve të PKK-së në veri të Irakut

Forcat turke të sigurisë shkatërruan një shpellë me 2 korridore, e cila ka 2 hyrje që i përkasin organizatës terroriste separatiste PKK, në rajonin e Avashin në veri të Irakut.

1501151

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se “do të vazhdohet me shkatërrimin e strofkave të terroristëve”.

“Një shpellë me 2 korridore dhe me 2 hyrje të organizatës terroriste PKK u zbulua dhe u shkatërrua gjatë aktiviteteve të kërkim-zbulimit të kryera me sukses nga komandot tona në rajonin Avashin në veri të Irakut”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga Prefektura e Hakkarit, thuhet se 2 terroristë, anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, të cilët u neutralizuan në operacionin e kryer në Hakkari më 19 shtator, ishin autorët e sulmeve në të cilat u vranë 4 ushtarë në 2016 dhe 2017.  

Lajme të ngjashme