Erdogan bisedoi me Emirin e ri të Kuvajtit, es-Sabah

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Emirin e ri të Kuvajtit, Sheiku Nevvaf el-Ahmed el-Cabir es-Sabah.

1500585
Erdogan bisedoi me Emirin e ri të Kuvajtit, es-Sabah

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Emirin e ri të Kuvajtit, Sheiku Nevvaf el-Ahmed el-Cabir es-Sabah

Në bisedë Erdogan shprehu hidhërimin e thellë për vdekjen e Emirit të Kuvajtit, Sheik Sabah al-Ahmet al-Cabir es-Sabah si dhe kërkoi mëshirën e Allahut për es-Sabah dhe gjithashtu i shpreh ngushëllimet popullit mik dhe vëlla të Kuvajtit.

Presidenti turk përgëzoi es-Sabah për postin e Emirit të Kuvajtit dhe bëri të ditur se dëshirojnë të zhvillojnë edhe më tej marrëdhëniet e jashtëzakonshme që e marrin fuqinë nga lidhjet historike dhe kulturore rrënjësore ndërmjet Turqisë dhe Kuvajtit.  

Gjithashtu Erdogan u shpreh se beson se bashkëpunimi i afërt ndërmjet dy vendeve do të kontribuojë në vendosjen e atmosferës së paqes dhe stabilitetit në rajon.  

 

 


Lajme të ngjashme