Koronavirusi në Turqi (30 shtator) – 65 të vdekur dhe 1.391 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 1.391 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 65 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të virusit.

1500433
Koronavirusi në Turqi (30 shtator) – 65 të vdekur dhe 1.391 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën në mbrëmje se 65 pacientë të tjerë kanë humbur jetën nga e marta në të mërkurë për shkak të COVID-19 në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 8.195.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 318.663, pasi 1.391 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 279.749 pacientësh, nga të cilët 1.245 në 24 orët e fundit, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 112.098 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 10.380.261”, sqaroi ajo.



Lajme të ngjashme