Karaismailoglu: Turqia në mesin e shteteve avangardë të botës në sektorin e aviacionit

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoglu, deklaroi të mërkurën se Turqia ka zënë vendin e merituar midis shteteve avangardë të botës në sektorin e aviacionit falë investimeve të realizuara.

1500332
Karaismailoglu: Turqia në mesin e shteteve avangardë të botës në sektorin e aviacionit

Adil Karaismailoglu iu përgjigj interesit të gazetarëve në hapësirën ku do të ndërtohet terminali i ri i Aeroportit të Malaties (Malatya).

Duke theksuar se në çdo skaj të 81 rretheve të Turqisë qeveria ka jetësuar investime të reja dhe projekte gjigante që bota i ka zili, për një zhvillim të gjithanshëm dhe integral të vendit, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës tha se aeroportet dhe linjat ajrore kanë një rëndësi të madhe në mesin e këtyre investimeve.

“Teksa të gjitha vendbanimet i atdheut tonë po lidhen me njëra-tjetrën si me rrugë tokësore ashtu edhe ajrore, në të njëjtën kohë ne po fuqizojmë edhe lidhjet sociale e ekonomike me botën. Ne e kemi çuar në 56 numrin e aeroporteve tona, nga 26 që ishin në vitin 2003. Në linjat e brendshme ne i çuam shërbimet tona të fluturimeve në 56 pikëmbërritje nga 7 qendra, nga 26 pikëmbërritje nga 2 qendra që ishin më parë. Kurse fluturimet ndërkombëtare i çuam në 329 pikëmbërritje në 127 shtete, nga 60 pikëmbërritje në 50 shtete që ishin më parë. Sa i përket trafikut total të pasagjerëve në linjat e brendshme dhe ndërkombëtare, ai kapërceu 209 milionët në 2019-n, nga 34 milionë që ishte në vitin 2003. Falë këtyre investimeve, xhiroja jonë në këtë sektor u rrit në 27,2 miliardë dollarë, nga 2,2 miliardë që ishte më parë, duke i dhënë vendit tonë pozicionin e merituar midis shteteve avangardë të botës në sektorin e aviacionit”, u shpreh ai.

Karaismailoglu vuri në pah se Malatia, një rreth që pozicionohet në qendrën e korridoreve ndërkombëtare të transportit, ka një rëndësi madhore në asketin e rritjes së fuqisë konkurruese të Turqisë në transportin e ngarkesave dhe pasagjerëve ndërmjet Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme.

Prandaj – vijoi ministri – ne do t'i dhurojmë Malaties një terminal të ri me sipërfaqe 26.765 m2 dhe kapacitet 2,5 milionë pasagjerë.

Sipas tij, rritja që do të sigurohet në numrin e vizitorëve të huaj dhe vendës në Malatie, do të kontribuojë në zhvillimin e turizmit dhe njëherësh do të gjallërojë më shumë aktivitetin tregtar të kësaj zone.



Lajme të ngjashme