Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni zhvillon një vizitë në Ankara

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni, me ftesë zyrtare të homologut të tij turk, filloi vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë.

1499504
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni zhvillon një vizitë në Ankara
Akar Quni 2.jpg
Akar Quni 3.jpg

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni, me ftesë zyrtare të homologut të tij turk, Hulusi Akar filloi vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë.

Autoritetet e Ministrisë së Turqisë bëjnë të ditur se ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni u prit nga Akar me ceremoni ushtarake dhe pas takimit kokë më kokë u kalua në takime ndërmjet delegacioneve.

Në takime krahas çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë dypalëshe dhe rajonale u shqyrtuan edhe çështjet e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Në takim u theksua miqësia ndërmjet Turqisë dhe Kosovës dhe u nënvizua se duhen zhvilluar edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si dhe u ndalua edhe në rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër FETO.

Krahas ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, gjatë kësaj vizite, ministri Quni, me delegacionin e tij, pritet të zhvilloj takime të rëndësishme edhe me autoritetet udhëheqëse të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Turqisë si dhe të autoritete të industrisë së mbrojtjes.

Gjatë vizitës përkatëse, ai do të vizitoj edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës, Qendrën Kulturore Shqiptare në Ankara si dhe kadetët e FSK-së të cilët janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake Tokësore të Turqisë.

Në një postim të bërë në shqip në median sociale “Twitter” të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë shkruhet: “Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, realizoi një takim me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni. Ministri Akar e priti homologun me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare. Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni, kryesuan takimin mes delegacioneve. Në takim u diskutuan çështjet dypalëshe dhe rajonale të mbrojtjes e sigurisë, si dhe bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes”.

 

 



Lajme të ngjashme