“Sapo Armenia të largohet nga territoret e okupuara rajoni do të rifitojë paqen”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan foli në Zyrën Presidenciale në Pallatin Dolmabahçe të Stambollit në "Simpoziumin Ndërkombëtar të Ligjit Detar dhe Mesdheut Lindor".

1498853
“Sapo Armenia të largohet nga territoret e okupuara rajoni do të rifitojë paqen”
Azerbaycan.3.jpg
azerbaycan.jpg
daglik karabag.png

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se sapo Armenia të largohet menjëherë nga territoret e okupuara të Azerbajxhanit, rajoni do të rifitojë paqen dhe qetësinë.

Erdogan foli në Zyrën Presidenciale në Pallatin Dolmabahçe të Stambollit në "Simpoziumin Ndërkombëtar të Ligjit Detar dhe Mesdheut Lindor".

Duke vënë në dukje se ai edhe një herë dënoi Armeninë, e cila sulmoi territoret azerbajxhanase të dielën, Presidenti Erdogan tha: “Turqia me të gjitha mundësitë e saj do të vazhdojë të jetë me gjithë zemër pranë Azerbajxhanit miqësor dhe vëllazëror. Sapo Armenia të largohet menjëherë nga territoret e okupuara të Azerbajxhanit, rajoni do të rifitojë paqen dhe qetësinë”.

“Tanimë është koha për t'i dhënë fund krizës në rajon që filloi me okupimin e Karabakut. Me largimin e menjëhershëm të Armenisë nga territoret e pushtuara azerbajxhanase rajoni do të fillojë sërish qetësinë. Të gjitha imponimet dhe kërcënimet e tjera jo vetëm që do të jenë të padrejta dhe të paligjshme, por do të vazhdojnë të përkëdhelin Armeninë. Zhvillimet e fundit kanë dhënë një mundësi për të gjitha vendet me ndikim në rajon për të prezantuar zgjidhje reale dhe të drejta. Shpresojmë që kjo mundësi të shfrytëzohet”, bëri të ditur Erdogan.

Ai gjithashtu tha se treshja e Minskut e përbërë nga ShBA-ja, Rusia dhe Franca për 30 vjet nuk arritën ta zgjidhin problemin.

“Ata gati se bënë çmos për të mos zgjidhur këtë problem. Tani ata këshillojnë dhe ndonjëherë kërcënojnë. Çfarë janë këto kërcënime? A ndodhet Turqia këtu? A ka ushtarë turq këtu? Ata që e thonë këtë janë ata që dërguan mijëra kamionë armë në jugun tonë, veçanërisht në veri të Sirisë. Ata që e thonë këtë janë ata që ndanë veriun e Sirisë dhe vendosën bazat atje. Ata që e thonë këtë janë ata që veprojnë lirshëm në Siri me forcat e koalicionit. Tani këta pyesin se ‘A ka ndonjë ushtar turk këtu? A po transporton armë Turqia këtu?’ Pothuajse sikur vëllai ynë Ilham Aliyev do t’ju japë llogari për këtë. Për gati 30 vjet, ai gjithmonë ju ka kërkuar llogari, duke thënë 'Le ta zgjidhim këtë punë. Le të mos e zgjasim më këtë'. Tokat e kujt janë të okupuara? Të Azerbajxhanit. Të gjithë jeni dakord. Të gjithë e pranonin Karabakun. Më shumë se 1 milion njerëz këtu jetojnë në Azerbajxhan, larg vendit të tyre. Ndërsa pushtuesit janë atje. Duke thënë se tani është koha për të qëruar hesapet, Azerbajxhani në mënyrë të pashmangshme iu desh të veprojë vet”, përfundoi Erdogan.

 


Lajme të ngjashme