Çavusoglu: Turqia ndodhet pranë Azerbajxhanit në terren dhe tavolinë

Shefi i diplomacisë turke bëri të ditur se ka biseduar me homologët e tij azerbajxhanas dhe rus si dhe me OSBE-në dhe bashkëkryesuesit e Grupit të Minskut.

1498484
Çavusoglu: Turqia ndodhet pranë Azerbajxhanit në terren dhe tavolinë
Super foto_Azerbaycan.jpg
Aliyev.1.1.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu deklaroi se “Turqia ndodhet pranë Azerbajxhanit në terren dhe tavolinë”.

Në postimin e bërë në llogarinë e tij në Twitter, Çavusoglu tha se Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, ndërsa ai ka biseduar me homologun e tij azerbajxhanas Ceyhun Bayramov dhe atë rus Sergey Lavrov.

Shefi i diplomacisë turke shtoi se ata janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe bashkëkryesuesit e Grupit të Minskut.

“Duke menduar se do të përfitonte nga ngërçi, Armenia përsëri i kaloi kufijtë e saj, këtë herë ajo merr përgjigjen e duhur në terren. Turqia ndodhet pranë Azerbajxhanit në terren dhe tavolinë”, bëri të ditur Çavusoglu.

Të dielën në orët e mëngjesit konfliktet shpërthyen pasi forcat armene hapën zjarr ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan.

 


Lajme të ngjashme