Altun: Turqia dhe Azerbajxhani janë një komb e dy shtete, do të bëjmë atë që është e nevojshme

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun bëri të ditur se Turqia do të jetë gjithmonë pranë vëllezërve të saj azerbajxhanas.

1498717

Në një deklaratë të bërë në llogarinë e tij në Twitter, Altun vuri në dukje se Armenia duhet ta marrë parasysh këtë përpara se të kryejë agresion, ndërsa theksoi se lufta dhe paqëndrueshmëria nuk do t'i sjellin dobi rajonit.

Duke vënë në dukje se shoqëria ndërkombëtar edhe një herë luajti rolin e tre majmunëve përballë agresionit armen, Altun tha: “Ata inkurajuan palën armene duke mos bërë asgjë për dekada, madje edhe duke u bërë edhe partner në okupimin ilegal. Konflikti aktual është provë se situata është bërë e paqëndrueshme. Armenia është një okupator në territorin e Azerbajxhanit. Për dekada, ata jo vetëm që kanë pushtuar Karabakun, por gjithashtu kanë bërë provokime të vazhdueshme kundër Azerbajxhanit. Sulmi i tyre i fundit krijoi edhe një herë një situatë të rrezikshme. Ne dënojmë me forcë agresionin armen dhe u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të arsyeshme të botës që të jenë solidarë me Azerbajxhanin kundër këtij okupimi dhe sulmeve. Turqia dhe Azerbajxhani janë një komb e dy shtete. Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme”.

Lajme të ngjashme