Turqia shpall Navtex të ri në Mesdhe

Forcat Detare Turke do të kryejnë stërvitje të qitjes midis Fethiye-s dhe Marmaris-it.

1498030
Turqia shpall Navtex të ri në Mesdhe

Turqia shpalli një Navtex të ri në Mesdhe.

Forcat Detare Turke do të kryejnë stërvitje të qitjes midis Fethiye-s dhe Marmaris-it.

Bëhet e ditur se Navtex i ri mbulon zonën midis Fethiye-s dhe bazës detare Aksaz në Marmaris.

Navtex i ri hynë në fuqi në 05.00 të martën më 29 shtator dhe do të skadojë në 14.00 të njëjtën ditë.

Gjatë kësaj periudhe, elementët e Forcave Detare Turke do të kryejnë trajnime për qitje në këtë rajon.

Pretendimet në disa llogari të mediave sociale se Navtex i ri mbulon zonën midis Rodosit dhe Meisit u mohuan nga autoritetet.

Veçanërisht u theksua se Navtex i ri u njoftua për rajonin brenda ujërave territoriale të Turqisë.

Nga elementët detare që do të lundrojnë në këtë rajon u kërkua të veprojnë në përputhje me Navtexin e ri.

 


Lajme të ngjashme