Turqia dënoi me forcë agresionin armen

Turqia dënoi agresionin e Armenisë, e cila shkaktoi humbje në civilë në Azerbajxhan, ndërsa shoqërisë ndërkombëtare i bëri thirrje të qëndrojë pranë të drejtit.

1497959
Turqia dënoi me forcë agresionin armen

Turqia dënoi agresionin e Armenisë, e cila shkaktoi humbje në civilë në Azerbajxhan, ndërsa shoqërisë ndërkombëtare i bëri thirrje të qëndrojë pranë të drejtit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hami Aksoy bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmet e Armenisë ndaj Azerbajxhanit.

Bëhet e ditur se Forcat e Armatosura të Armenisë shkelën armëpushimin këtë mëngjes dhe u mësua se ushtria e Azerbajxhanit, fshati Kapanli në rajonin Terter, Çirakli dhe Ortakerbent të rajonit Agdam, Alhamli dhe Sukurbeyli të rajonit Fuzuli dhe Çocukmercanli të rajonit Jabrail u qëlluan intensivisht me armë të rënda.

Në deklaratën u dënua me forcë sulmi armen, i cili është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar dhe që shkaktoi viktima civile, ndërsa u theksua se me këto sulme Armenia edhe një herë tregoi se është pengesa më e madhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në mes tjera në deklaratë nënvizohet se Azerbajxhani natyrisht do të përdorë të drejtën e tij për vetëmbrojtje në mënyrë që të mbrojë njerëzit e saj dhe integritetin territorial.

“Në këtë proces, mbështetja e Turqisë për Azerbajxhanin si një zemër e vetme është e plotë. Ne do të qëndrojmë pranë Azerbajxhanit në mënyrën si të dojë. Ne e ftojmë bashkësinë ndërkombëtare të qëndrojë pranë të drejtëve. Me këtë rast, ne kërkojmë mëshirën e Allahut për vëllezërit tanë dëshmorë azerbajxhanas, shërim të shpejtë për të plagosurit dhe shprehim ngushëllimet tona për Azerbajxhanin”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.

 


Lajme të ngjashme