Koronavirusi në Turqi (27 shtator) – 68 të vdekur dhe 1.467 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën në mbrëmje se 68 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 7.997.

1498205

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 314 mijë e 433, pasi 1.467 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 275 mijë e 630 pacientësh, nga të cilët 1.116 nga e shtunë në të diele janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 101.119 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 10 milionë e 37 mijë e 700”, sqaroi ajo.

Lajme të ngjashme