“Turqia mbron të drejtat e interesat e saj me një vullnet të fuqishëm dhe një besim të patundur”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia vazhdon të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj në dete me një vullnet të fuqishëm dhe një besim të patundur.

1497706
“Turqia mbron të drejtat e interesat e saj me një vullnet të fuqishëm dhe një besim të patundur”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia vazhdon të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj në dete me një vullnet të fuqishëm dhe një besim të patundur.

Erdogan publikoi një mesazh me rastin e “Përvjetorit të Fitores Detare të Prevezës dhe Ditës së Forcave Detare”.

Presidenti Erdogan bëri të ditur se fitorja e flotës osmane, nën komandën e Barbaros Hayrettin Pashasë (Barbarosa) ndaj flotës së kryqëzatës në Betejën Detare të Prevezës të zhvilluar në vitin 1538, është një nga pikat kthesë më të rëndësishme të historisë së detarisë turke.

Me këtë fitore Shteti Osman dominoi mbizotërimin në Mesdhe dhe i tregoi tërë botës fuqinë e flotës turke, bëri të ditur Erdogan dhe shtoi: “Historia ka shkruar se në të gjitha detet mbizotëruar nga detarët tanë ka dominuar paqja, qetësia dhe drejtësia. Forcat Tona Detare, që kanë një të kaluar me shumë fitore si ajo e Prevezës, na bëjnë krenarë duke përforcuar këtë trashëgimi të madhe që kanë marrë në dorëzim duke e transportuar atë në të ardhmen”.   

Problemet e përjetuara kohët e fundit dhe veçanërisht ato në Mesdheun Lindor tregojnë se ashtu si në çdo fushë, edhe në dete duhet të jemi shumë më të fuqishëm, tha Erdogan dhe shtoi: “Me vetëdijen se sa e rëndësishme është të mbrojmë ‘Atdheun e Kaltër’, vazhdojmë të mbrojmë të drejtat dhe interesat në detet tona me një vullnet të fuqishëm dhe një besim të patundur. Sot, si një prej 10 vendeve në botë që projektojnë dhe prodhojnë vetë me mundësi kombëtare anijet luftarake dhe që kujdesen vetë për ato, vazhdojmë të përforcojmë Forcat tona Detare për të mbrojtur ‘Atdheun e Kaltër’ , për të siguruar miqtë tanë, dhe për të shkurajuar ata që ua kanë vënë syrin të drejtave tona”.    

Edhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar në mesazhin e tij bëri të ditur se zhvillimet në kohët e fundit në Mesdheun Lindor tregojnë se sa jetësore është zotërimi i një fuqie të modernizuar në det.

“Duke filluar nga MILGEM (anija kombëtare dhe programi i anijeve luftarake të Turqisë), me vënien në jetë të projekteve të reja të sistemeve detare të prodhuara me mundin tonë, Forcat Detare do të arrijnë një pozicion më të fuqishëm në dete. Turqia do të mbrojë me vendosmëri dhe vullnet të drejtën dhe interesat e saj në të gjitha detet duke filluar nga Egjeu, Mesdheu Lindor dhe Deti i Zi”, shkroi Akar në mesazhin e tij.

 


Lajme të ngjashme