Deklarata e Vuçiçit pas takimit me Erdogan

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Turqia zotëron një ndikim të rëndësishëm në rajon,

1497589
Deklarata e Vuçiçit pas takimit me Erdogan
Aleksandr Vuçiç'.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duke theksuar se Turqia zotëron një ndikim të rëndësishëm në rajon, tha: “Dëshirojmë të mbrojmë marrëdhëniet miqësore në nivel të mirë (me Turqinë) dhe dëshirojmë ti zhvillojmë ato edhe më shumë në të ardhmen”.

Vuçiç, i cili u takua me Presidentin Recep Tayyip Erdogan në Pallatin Vahdettin në Stamboll, i bëri një vlerësim takimit për median serbe.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit u shqyrtua projekti i autostradës në Serbi, çështjet e investimeve të reja dhe ato politike si dhe u shkëmbyen mendime edhe në lidhje me mbledhjet e samiteve treshe Turqi-Serbi-Bosnjë-Hercegovinë, dhe rajoni i industrisë së përbashkët që planifikohet të ndërtohet në Serbi.

Vuçiç bëri të ditur se në takim u bisedua edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Dëgjova qëndrimin e të nderuarit Erdogan në këtë çështje dhe i shpjegova atij qëndrimin tim. Ai i qaset Serbisë me respekt”, u shpreh presidenti serb.

Ai bëri të dikur se atyre që i qasen me respekt Serbisë i përgjigjen në mënyrë reciproke dhe nënvizoi se nuk dëshirojnë të kenë divergjenca me Turqinë në asnjë çështje.

Vuçiç nënvizoi se ekziston një komunikim i shkëlqyer ndërmjet dy vendeve dhe shtoi: “Kjo është shumë e rëndësishme për ne, sepse Turqia krahas një prej vendeve më të fuqishme në rajon, në aspektin e saj çdo ditë e më shumë përforcon pozicionin e saj”.

Ai bëri të ditur se Turqia ka një potencial të madh gjeografik, ekonomik, kulturor dhe në fusha të ndryshme dhe nënvizoi se marrëdhëniet e mira me Turqinë janë të rëndësishme për Serbinë.

Duke theksuar se Turqia zotëron një ndikim të rëndësishëm në rajon, lideri serb tha: “Dëshirojmë të mbrojmë marrëdhëniet miqësore në nivel të mirë (me Turqinë) dhe ti zhvillojmë ato edhe më shumë në të ardhmen”.

 


Lajme të ngjashme