Altun: Nuk presim sanksione nga BE-ja, siguria e Evropës fillon nga Turqia

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun tha se Turqia nuk pret sanksione nga Bashkimi Evropian.

1497738
Altun: Nuk presim sanksione nga BE-ja, siguria e Evropës fillon nga Turqia

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun tha se Turqia nuk pret sanksione nga Bashkimi Evropian.

Altun vlerësoi rendin e ditës në një program televiziv ku ishte i ftuar.

Në lidhje me qëndrimin e BE-së në çështjen e Mesdheut Lindor”, Altun tha: “Qëndrimi i presidentit tonë është i qartë. Herë pas here mund të ketë qasje negative ndaj Turqisë. Para së gjithash siguria e Evropës fillon nga Turqia. Marrëdhëniet e fuqishme Turqi-BE janë në përfitim edhe nga aspekti i vendeve evropiane. Nga pikëpamja e pozicionit dhe aftësisë së Turqisë, ajo është një shans për Evropën. Evropa duhet ta shohë dhe vlerësojë këtë”.

Pyetjes “A do të vërë BE-ja sanksione ndaj Turqisë”, Altun iu përgjigj duke thënë: “Nuk presim sanksione nga Bashkimi Evropian. Një hap i tillë do të ishte hapi më irracional në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare”.

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun në lidhje me Zyrën e Komunikimit Strategjik dhe Menaxhimit të Krizave që do të krijohet bëri të ditur se ka nga ata që janë të shqetësuar prej fuqizimit të Turqisë në aspektin rajonal dhe theksoi se struktura e re do të pozicionohet për veprimtari kundër propagandës njollosëse ndaj Turqisë.

 


Lajme të ngjashme