Çavusoglu reagon ndaj Pelosit: Shqetësuese që injoranca ngjitet në një post kaq të lartë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu reagoi ndaj Kryetares së Dhomës Përfaqësuese në Kongresin e SHBA-së, Nensi Pelosi për fjalët në lidhje me Turqinë.

1497316
Çavusoglu reagon ndaj Pelosit: Shqetësuese që injoranca ngjitet në një post kaq të lartë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu reagoi ndaj Kryetares së Dhomës Përfaqësuese në Kongresin e SHBA-së, Nensi Pelosi për fjalët në lidhje me Turqinë.

Në postimin në “Twitter” të bërë edhe në anglisht, edhe në turqisht, Çavusoglu shkroi: “Ngjitja e Pelosit me një injorancë ekzemplare deri në postin e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuese në Kongresin e SHBA-së është ajo çka është shqetësuese në thelb për demokracinë amerikane. Ju do të mësoni të respektoni vullnetin e kombit turk”.

Në postimin e bërë në anglisht ai etiketoi edhe Palosin edhe Presidentin, Donald Trump.  

Pelosi, Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, që është krahu i ulët i Kongresit, organit legjislativ të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke evituar përgjigjen ndaj pyetjeve nëse Trump do të dorëzojë detyrën në mënyrë paqësore nëse humb zgjedhjet, reagoi duke thënë: “I nderuar President këtu nuk jeni në Korenë e Veriut; nuk jeni në Turqi; nuk jeni në Rusi; nuk jeni në Arabinë Saudite. Këtu jeni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtu ka demokraci”.   

Gjithashtu duke treguar si shembull Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Presidentin Recep Tayyip Erdogan, Pelosi ishte shprehur me fjalët: “Trumpi admiron ata që zgjasin për një kohë të gjatë postin në qeveri”.  

 


Lajme të ngjashme