Këshilli i Sigurisë Kombëtare sot do të mblidhet nën kryesimin e Presidentit Erdogan

Gjatë mbledhjes do të vlerësohet gjendja e fundit në tavolinë dhe terren në lidhje me Mesdheun Lindor.

1496535
Këshilli i Sigurisë Kombëtare sot do të mblidhet nën kryesimin e Presidentit Erdogan

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sot nën kryesinë e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë mbledhjes do të vlerësohet gjendja e fundit në tavolinë dhe terren në lidhje me Mesdheun Lindor.

Marrëveshja që Presidenti Erdogan nënshkroi me Kryeministrin libian Fayiz es-Serraj ishte një pikë kthese në zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Serraj, një nga arkitektët e marrëveshjes, do të dorëzojë detyrën në fund të tetorit.

Tema "Libia pas Serraj" do të jetë gjithashtu në agjendën e takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Në në rendin e ditës së takimit gjithashtu do të jenë operacionet që vazhdojnë me vendosmëri brenda dhe jashtë vendit kundër organizatës terroriste separatiste PKK dhe fraksioneve të saj.

 


Lajme të ngjashme