Komando turke sekuestrojnë sasi të mëdha të municionit të PKK-së në veri të Irakut

Municione dhe materiale të jetesës, përfshirë mjete shpërthyese të improvizuara që i përkisnin organizatës separatiste terroriste PKK, u gjetën në strehimoret dhe shpellat në rajonin e Operacionit “Kthetra-Tigri” në veri të Irakut.

1496103

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, u vu në dukje se Operacioni “Kthetra-Tigri” kundër objektivave terroriste në veri të Irakut vazhdon me sukses.

Në deklaratë në mes tjerash thuhet se në kuadër të punimeve të kërkim-spastrimit në strehimoret dhe shpellat e përdorura nga terroristët e PKK-së komando turke kanë zbuluar dhe sekuestruar 10 mjete shpërthyese të improvizuara, 3 pajisje për prodhimin e mjeteve shpërthyese, 4 granata të mortajave, një nishan të mortajës, 2 detonatorë të raketahedhësit RPG-7, 1 dylbi, 1 radiolidhje, 1 power bank me energji diellore, 1 makinë shpuese, 1 çadër dhe 800 litra karburante dhe sasi të konsiderueshme të materialeve të jetesës.

Nga ana tjetër, terroristi me pseudonimin "Baver-Çektar", i cili është diversant i organizatës terroriste separatiste PKK dhe i kërkuar në listën portokalli të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u neutralizua dhe u kap ndërsa po përpiqej të bënte vetëvrasje me bombën e dorës gjatë operacionit të organizuar në Amasya nën koordinimin e policisë së Erzincan-it. Terroristi u arrestua nga gjykata ku u dërgua për procedurë gjyqësore.

Lajme të ngjashme