Çelik: Bisedimet eksploruese me Greqinë janë të mundshme vetëm pa kushte

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Omer Çelik deklaroi se bisedimet eksploruese me Greqinë janë të mundshme vetëm pa kushte.

1495859
Çelik: Bisedimet eksploruese me Greqinë janë të mundshme vetëm pa kushte

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Omer Çelik deklaroi se bisedimet eksploruese me Greqinë janë të mundshme vetëm pa kushte.

Omer Çelik bëri deklarata në një konferencë për shtyp të organizuar në selinë e partisë gjatë kohës deri sa vazhdonte mbledhja e Këshillit Qendror Ekzekutiv.

Në lidhje me tensionimin me GreqinëMesdheun Lindor Çelik tha: “Ne nuk jemi një shtet që kërkon konflikt. Jemi pro negocimit dhe diplomacisë. Jemi një shtet me rrënjë të thella që ndihet përgjegjës për paqen rajonale dhe veprojmë me këtë përgjegjësi”, deklaroi zëdhënësi Çelik.

“Shohim gjithashtu që Franca nuk ka një qasje për të kontribuar në paqen rajonale këtu (Mesdheun Lindor), apo edhe të veprojë me vizionin e Bashkimit Evropian. Përkundrazi, këtu Franca vepron me interesa shumë të veçanta. Ajo përpiqet që në Mesdheun Lindor ta mbyllë politikën e saj të dështuar në Libi”, shtoi Çelik.

Ndërkaq në lidhje me bisedimet eksploruese me Greqinë ai tha: “Nuk ka asnjë problem për Turqinë për sa i përket fillimit të negociatave. Nëse dikush sjell në tryezë kërkesat e tij maksimaliste dhe thotë 'heq dorë nga të drejtat dhe interesat e tua', nuk do të ketë negociata. Turqia është pro negociatave pa kushte”.

 


Lajme të ngjashme