Biseda Erdogan-Macron pas tensionit në Mesdheun Lindor

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

1495765
Biseda Erdogan-Macron pas tensionit në Mesdheun Lindor

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, në bisedën telefonike të bërë me kërkesën e Macronit, me në krye marrëdhëniet Turqi-Francë, Turqi-BE dhe Mesdheu Lindor, u shqyrtuan edhe çështjet rajonale.

Presidenti Erdogan bëri të ditur se arsyeja e tensionit në Mesdheun Lindor është shpërfillja e të drejtave legjitime të Turqisë dhe turqve të Qipros në rajon dhe nënvizoi se Turqia nuk i jep asnjë shpjegim arsyes së mbështetjes që Franca i bën pretendimeve maksimaliste dhe hapave të Greqisë dhe greko-qipriotëve, të cilat rrisin tensionin në këtë rajon.  

Erdogan u shpreh se Turqia nuk ia ka vënë syrin të drejtës së askujt, por nuk do të lejojë që të zhvaten të drejtat e veta dhe ashtu si gjithmonë, edhe sot mbrojnë zgjidhjen e problemeve me rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit.  

Kreu i qeverisë turke theksoi se për të ulur tensionin duhen vlerësuar rastet diplomatike dhe duhet të vihen në veprim proceset e negociatave të qëndrueshme si dhe nënvizoi se Turqia kërkon të diskutojë dhe zgjidhë problemet në tryezë.

Ai bëri të ditur se presin një qëndrim diskret dhe konstruktiv nga Franca në proces dhe theksoi se është në dobi që mekanizmat e konsultimit dhe komunikimit ndërmjet Turqisë dhe Francës të jenë në veprim të vazhdueshëm.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se nëse nga samiti i liderëve të BE-së del një qasje që nxit dialogun dhe bashkëpunimin konstruktiv në lidhje me Turqinë ajo do të jetë e rëndësishme nga aspekti i mundësive për zgjidhjen e çështjeve rajonale.  

 


Lajme të ngjashme