Turqia reagon ndaj vendimit të BE-së për sanksionin ndaj kompanisë turke

Turqia bëri të ditur se përfshirja e një kompanie detare në lidhje me Libinë në listën e sanksioneve nga ana e Bashkimit Evropian nuk ka vlerë.

1495090
Turqia reagon ndaj vendimit të BE-së për sanksionin ndaj kompanisë turke

Turqia bëri të ditur se përfshirja e një kompanie detare në lidhje me Libinë në listën e sanksioneve nga ana e Bashkimit Evropian nuk ka vlerë.

Ministria e Punëve të Jashtme reagoi ndaj përfshirjes së kompanisë turke që vepron në Libi në listën e sanksioneve pas mbledhjes së Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë (BE) duke thënë “Nga aspekti ynë është e pavlefshme”.

Duke bërë të ditur se ndërkohë që operacioni “Irini” i Bashkimit Evropian shpërblen Halife Haftarin, udhëheqësin e forcave jolegjitime në lindje të Libisë, qeveria e Libisë, që njihet nga Kombet e Bashkuara po ndëshkohet, në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme shkruhet: “Ndërkohë që ndihmat e vendit tonë ndaj qeverisë legjitime cilësohen si një shkelje e embargos,  vihet re qëndrimi i njëanshëm i Bashkimit Evropian që mbyll sytë ndaj vendeve dhe kompanive duke filluar nga Emiratet e Bashkuara Arabe që dërgojnë  armë nga toka e ajri në kundërvajtje me vendimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.  

Në deklaratë bëhet e ditur se me këtë qëndrim Bashkimi Evropian në vend që të jetë pranë legjimitetit ndërkombëtarë, vazhdon me insistim standardin e dyfishtë të shfaqur me operacionin “Irini” që shpërblen dhunuesin.

Duke bërë të ditur se një vendim i tillë kaq i gabuar i marrë në një kohë kur bëhen përpjekje për të ulur tensionin në Mesdheun Lindor është “shumë i pafat”, në deklaratë shkruhet: “Nëse Bashkimi Evropian kërkon siguri dhe stabilitet në rajon duhet të heqë dorë nga qëndrimi i njëanshëm dhe duhet të veprojë brenda konsultimit dhe bashkëpunimit me Turqinë”.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar pas mbledhjes në Bruksel të Këshillit të Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell me pretendimin se Turqia ka shkelur embargon e armëve të OKB-së në Libi, deklaroi se është marrë vendim për sanksione ndaj 3 kompanive turke, jordaneze dhe kazake dhe dy nënshtetasve libianë për shkelje të të drejtave njerëzore.

 

 


Lajme të ngjashme