Oktay: Zgjidhja e çështjes së Qipros varet nga heqja dorë e Greqisë nga ideja e saj megalomane

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay kritikoi Presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoullou për deklaratën e saj në lidhje me Turqinë.

1495208
Oktay: Zgjidhja e çështjes së Qipros varet nga heqja dorë e Greqisë nga ideja e saj megalomane
Fuat Oktay.jpg

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay kritikoi Presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoullou për deklaratën e saj në lidhje me Turqinë, të cilën ajo e quajti si “okupatore” duke thënë: “Zgjidhja e çështjes së Qipros varet nga heqja dorë e Greqisë nga ideja e saj megalomane (ideologjia për të rikthyer bizantin) dhe kthimi i saj në realitet. Duke qenë kështu, ajo që presidentja greke thotë është një përpjekje dhe provokim qesharak dhe i kotë propagandistik”.

Në prononcimin e bërë për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA), Fuat Oktay vlerësoi fjalët e presidentes greke të bëra në lidhje me Turqinë para dhe gjatë kontakteve të saj në Qipro.

Oktay rikujtoi se presidentja greke bëri një shfaqje me ushtarët grekë në ishullin Meis, që ndodhet 580 km larg nga Greqia, ndërsa 2 km nga Turqia dhe më pas vizitoi pjesën greke të Qipros, e cila shpërfillë të gjitha të drejtat dhe interesat e turqve qipriotë, përfshirë edhe ato sovrane dhe të drejtat themelore të njeriut.

“Duke shprehur hapur vendosjen e mbretërimit të Republikës Greke dhe fundin e pranisë turke qipriote në ishull, Greqia dhe presidentja e saj flasin për presionin në rritje dhe agresionin e udhëheqjes turke ndaj vendit të tyre”, bëri të ditur Oktay.

Ai tha se do të ishte e dobishme t'i kujtojmë disa fakte historike Sakellaropoulous për deklaratën e saj të mangët nga vetëdija historike, propagandistike dhe provokuese.

Duke kujtuar se Qiproja, e cila u mor nga Republika e Venecias nga Sulltan Selim II në vitin 1571, mbeti një vend turk për 307 vjet, Fuat Oktay theksoi se kjo periudhë ishte periudha më paqësore dhe e qëndrueshme në historinë e Qipros.

Ai shpjegoi se periudha mes viteve 1878-1960 nën sundimin britanik në Qipro ishin vitet kur Greqia provokoi ishullin në çdo rast dhe ndoqi idenë e "enosis-it" për të lidhur ishullin me Greqinë, ndërsa tha: “Vendi që për hir të ëndrrave raciste dhe fashiste shkatërroi shtetin e partneritetit në Qipro, i cili u krijua me marrëveshjet 1959-60, është Greqia. Ajo dërgoi Nikos Sampson, kreun e Juntës së Kolonelëve, në ishull më 15 korrik 1974, bëri një grusht shteti, shpalli 'Republikën Greke' dhe mbështeste të gjitha llojet e sulmeve të armatosura për të shkatërruar popullin qipriot turk me një qasje raciste për të eliminuar vullnetin e tyre politik”.

Oktay bëri të ditur se Turqia nuk është okupatore në Qipro, por të kundërtën ajo pengoi përpjekjet për pushtim dhe aneksim, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Turqia me ftesë të turqve qipriotë dhe duke përdorur të drejtat e saj garantuese sipas marrëveshjeve të Cyrihut dhe Londrës më 20 korrik 1974 zbarkoi në mënyrë krejtësisht të ligjshme për Qipro dhe shpëtoi popullin turk nga masakra. Nëse në Qipro prej vitit 1974 e këtej nuk ka luftë dhe përleshje, kjo ka ndodhë vetëm në sajë të Turqisë. Ajo ka dhënë mbështetje aktive për të gjitha përpjekjet për një zgjidhje për Qipron deri më tani. Sidoqoftë këto përpjekje nuk përfundonin për shkak të papajtueshmërisë së palës greko-qipriote dhe Greqia jo që nuk luajti rol pozitiv në këto procese, por bëri përpjekje për të ruajtur status quo-në aktuale”.

Zëvendëspresidenti Oktay bëri të ditur se Turqia prej vitit 1960 e këtej si një vend garantues gjithmonë ka qenë pro një marrëveshje të përhershme për çështjen e Qipros në kuadër të ligjit ndërkombëtar dhe nën mbikëqyrjen e OKB-së, ndërsa Greqia nuk e pranoi këtë.

“Ajo çfarë kupton Turqia me zgjidhjen e përhershme të problemit të Qipros nën hijen e të gjitha përpjekjeve pa rezultat të bëra deri më sot është një strukturë me dy shtete sovrane ku do të respektohen të drejtat dhe ligjet e palëve turke dhe greke. Ajo që Greqia kupton është gjithmonë një strukturë shtetërore me një shoqëri të vetme në të cilën turqit dëbohen nga ishulli krejtësisht. Pra pa zgjidhje. Zgjidhja e çështjes së Qipros varet nga heqja dorë e Greqisë nga ideja e saj megalomane dhe kthimi i saj në realitet”, bëri të ditur Oktay.

“Turqia sot ashtu sikurse dje, është për një zgjidhje në Qipro. Nëse dyshja greke dhe greko-qipriote e kuptojnë realitetin dhe janë të gatshme për të negociuar për zgjidhje me ‘dy shtete sovrane’, atëherë Turqia do të mbështesë këtë iniciativë. Një qasje që injoron të drejtat e Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe praninë historike të turqve qipriotë nuk do të sjellë gjë tjetër veçse rritjen e tensionit në rajon. Si rezultat, miratimi i sinqertë i presidentes greke të retorikave të paqes dhe pajtimit në vend të atyre të luftës do të jetë padyshim në interesin e vendit të saj, administratës greko-qipriote dhe të gjithë rajonit”, përfundoi Oktay.

 


Lajme të ngjashme