Ministria e Mbrojtjes Kombëtare: Armenia duhet të ndalojë lojën me zjarr menjëherë

Armenia bëri shkelje të armëpushimit duke martirizuar një ushtar azerbajxhanas në rajonin Tovuz të Azerbajxhanit.

1494997
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare: Armenia duhet të ndalojë lojën me zjarr menjëherë

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) deklaroi se Armenia bëri shkelje të armëpushimit në rajonin Tovuz të Azerbajxhanit duke vrarë një ushtar azerbajxhanas, ndërsa paralajmëroi se “Armenia duhet të ndalojë lojën me zjarr menjëherë”.

Në një postim të bërë në llogarinë zyrtare në Twitter të Ministrisë thuhet: “Armenia, e cila pushtoi në mënyrë të paligjshme Karabakun, tani shkeli armëpushimin në rajonin Tovuz dhe martirizoi një ushtar heroik azerbajxhanas. Kërkojmë mëshirën e Allahut për dëshmorin, ndërsa vëllezërve tanë azerbajxhanas u shprehim ngushëllime. Armenia duhet të ndalojë lojën me zjarr menjëherë”.

 


Lajme të ngjashme