Koronavirusi në Turqi (22 shtator) – 65 të vdekur dhe 1.692 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 1.692 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 65 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të virusit.

1495476
Koronavirusi në Turqi (22 shtator) – 65 të vdekur dhe 1.692 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën në mbrëmje se 65 pacientë të tjerë kanë humbur jetën nga e hëna në të martë për shkak të COVID-19 në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 7.639.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 306 mijë e 302, pasi 1.692 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 269 mijë e 696 pacientësh, nga të cilët 1.261 në 24 orët e fundit, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 114.311 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 9 milionë e 496 mijë e 268”, sqaroi ajo.



Lajme të ngjashme