Erdogan, Merkel dhe Michel sot do të diskutojnë mbi çështjen e Mesdheut Lindor

Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të mbajë një videokonferencë sot me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel.

1495218
Erdogan, Merkel dhe Michel sot do të diskutojnë mbi çështjen e Mesdheut Lindor

Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të mbajë një videokonferencë sot me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Kreu i Këshillit të BE-së Charles Michel.

Pritet që Presidenti Erdogan gjatë bisedimeve edhe njëherë të theksojë se Turqia është pro dialogut në Mesdheun Lindor.

Gjatë takimit do të nënvizohet se Turqia është e gatshme të ulet në tavolinën e negociatave pa parakushte dhe se Greqia është ajo që përshkallëzon tensionimin dhe se duhet të hedhë hapa në këtë drejtim.

Presidenti Erdogan do të ritheksojë pritshmëritë nga Evropa që të jetë “e qëndrueshme dhe e drejtë” në zgjidhjen e problemit, ndërsa do të përcjell edhe pritshmëritë e Turqisë në lidhje me azhurnimin e Marrëveshjes së Unionit Doganorë dhe për liberalizimin e vizave.

Pritet që videokonferenca të realizohet në orën 14.00 sipas orës së Turqisë.

 


Lajme të ngjashme