Erdogan: Kombet e Bashkuara nuk u përgjigjen dot problemeve aktuale

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha: “Sistemi i Kombeve të Bashkuara nuk është efektiv as për parandalimin e konflikteve, as për ndalimin e konflikteve që kanë nisur”.

1494972
Erdogan: Kombet e Bashkuara nuk u përgjigjen dot problemeve aktuale

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha: “Sistemi i Kombeve të Bashkuara nuk është efektiv as për parandalimin e konflikteve, as për ndalimin e konflikteve që kanë nisur”.

Presidenti Erdogan dërgoi një videomesazh në mbledhjen e përvjetorit të 75-të të themelimit të OKB-së ku bëri të ditur se për të bërë përsëri efektiv sistemin e Kombeve të Bashkuara, para së gjithashtu, duhet të bëhet bërë reformë në Këshillin e Sigurimit.   

“Pavarësisht idealeve qëndruese, sistemi nuk e ka të mundur as të parandalojë konfliktet dhe as ti ndalojë ato”, tha kreu i qeverisë turke.

Ai bëri të ditur se të gjithë e shohin se tashmë struktura e një Këshilli që lë fatin e 7 miliardë njerëzve në mëshirën e 5 vendeve, jo vetëm se nuk është e drejtë por është edhe e pavazhdueshme, por kjo strukturë e formuar sipas nevojave të një shekulli më parë nuk mund të zgjidhë sfidat me të cilat përballemi sot.

“Arkitektura e Këshillit të Sigurimit e bazuar në përfaqësimin demokratik, transparent, llogaridhënës, efektiv dhe të drejtë për njerëzit ka marrë formën e detyrueshme përtej zgjedhjes”, tha Erdogan dhe shtoi: “Kthimi i Stambollit, që është udhëkryqi i kontinenteve, në një qendër të Kombeve të Bashkuara do të kontribuojë në përpjekjet për paqe dhe stabilitet global”.    

Ai bëri të ditur se sipërmarrja detyrës së Kryetarit të Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga ambasadori Volkan Bozkir, që është një diplomat dhe politikan me përvojë, aq sa është një nder për Turqinë, është edhe një shans për komunitetin ndërkombëtar, dhe shtoi: “Unë ju falënderoj për mirësjelljen (konsideratën) tuaj ndaj Turqisë”.  

 


Lajme të ngjashme