Vazhdon trafiku diplomatik i Ankarasë para Samitit të BE-së

Vazhdon trafiku diplomatik i Ankarasë para Samitit të Bashkimit Evropian (BE), ku do të diskutohet për zhvillimet në Mesdheun Lindor.

1494604
Vazhdon trafiku diplomatik i Ankarasë para Samitit të BE-së

Vazhdon trafiku diplomatik i Ankarasë para Samitit të Bashkimit Evropian (BE), ku do të diskutohet për zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë një takim tresh me kryesuesen e radhës të BE, Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Kryetarin e Këshillit të BE-së, Charles Michel.

Pritet që Presidenti Erdogan gjatë takimit edhe njëherë të theksojë se Turqia është pro dialogut në Mesdheun Lindor.

Gjatë takimit do të nënvizohet se Turqia është e gatshme të ulet në tavolinën e negociatave pa parakushte dhe se Greqia është ajo që përshkallëzon tensionimin dhe se duhet të hedhë hapa në këtë drejtim.

Presidenti Erdogan do të ritheksojë pritshmëritë nga Evropa që të jetë “e qëndrueshme dhe e drejtë” në zgjidhjen e problemit, ndërsa do të përcjell edhe pritshmëritë e Turqisë në lidhje me azhurnimin e Marrëveshjes së Unionit Doganorë dhe për liberalizimin e vizave.

 


Lajme të ngjashme