Erdogan: Turqia planifikon të lëshojë në treg vitin e ardhshëm vaksinën kundër COVID-19

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se planifikojnë që vaksinën kundër COVID-19 ta lëshojnë në treg gjatë gjysmës së parë vitit 2021.

1494783
Erdogan: Turqia planifikon të lëshojë në treg vitin e ardhshëm vaksinën kundër COVID-19

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se planifikojnë që vaksinën kundër COVID-19 ta lëshojnë në treg gjatë gjysmës së parë vitit 2021.

Presidenti Erdogan bëri deklarata të rëndësishme pas mbledhjes së Kabinetit Presidencial.

Duke theksuar se një fazë e re ka filluar në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), Erdogan tha se kanë zhvilluar strategji të reja në përputhje me përvojën dhe distancën e përshkuar në këtë drejtim.

“Provat mbi kafshët u përfunduan me sukses në 2 nga 8 studime të zhvillimit të vaksinave”, bëri të ditur Erdogan, ndërsa shtoi se “Planifikohet që vaksina të dalë në treg në fillimi të vitit 2021”.

Turqia për nga aspekti i masave dhe shërbimeve të ofruara për pacientët që nga fillimi i epidemisë ndodhet në mesin e vendeve që tregohen si shembull në nivel global”, bëri të ditur kreu i shtetit turk, ndërsa shtoi se do të intensifikohen masat si inspektimi i kafeneve dhe restoranteve, mbikëqyrja e personave që duhen të jenë të izoluar, kufizimi i kohës së transportit për njerëzit mbi 65-vjeç.

“Masat paraprake nuk janë për të vënë njerëzit në vështirësi, por për të mbrojtur shëndetin e të gjithë njerëzve tanë”, bëri të ditur Erdogan.

 


Lajme të ngjashme