Vazhdojnë reagimet e autoriteteve turke ndaj titullit provokues të gazetës greke

Zëdhënësi i Presidentit Ibrahim Kalın dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar reaguan ndaj kryeartikullit të gazetës greke për Presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

1493976
Vazhdojnë reagimet e autoriteteve turke ndaj titullit provokues të gazetës greke

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar reagoi kundër titullit të përdorur nga një gazete greke në lidhje me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

“Ne dënojmë me forcë shprehjen e përdorur nga gazeta greke për Presidentin tonë të nderuar, shprehje e cila nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë dhe që është e një niveli jashtëzakonisht të ulët, të cilën nuk do ta pranonte kurrë askush me gjykim të shëndoshë, përfshirë popullin grek. Kjo certifikatë turpi do të vazhdojë të mbetet një njollë e zezë në historinë e shtypit grek",- shtoi ai.

Ministri Akar theksoi se ata shpresojnë që autoritetet greke do të ndërmarrin menjëherë veprimet e nevojshme administrative dhe gjyqësore ndaj këtyre njerëzve të pamoralshëm që synojnë të sabotojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe të cilët janë të dënuar tashmë në ndërgjegjen e publikut.

Ndërkaq ndaj kryeartikullit të gazetës greke ka reaguar edhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın).

“Unë e dënoj këtë në mënyrën më të dhunshme, e mallkoj. Sepse ky kryeartikull nuk ka asnjë lidhje me lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes. Ky është një provokim”, tha Kallën.

Duke iu referuar postimit të Presidentit francez Emmanuel Macron, bërë në «Twitter» në gjuhën turke për Mesdheun Lindor, zëdhënësi Kallën bëri këtë vlerësim:

“Është një hap i mirë dhe simpatik që Z. Macron ka postuar një mesazh në turqisht. Por, kuptimi është më i rëndësishëm se fjala. Është gjithashtu e nevojshme të shikojmë se çfarë nënkuptohet me këtë dhe me çfarë kornize politike strategjike përshtatet. Sipas mendimit tim, z. Macron nuk e lexon saktë politikën botërore".

 


Lajme të ngjashme