Turqia rihap Konsullatën e Përgjithshme në Mosul

Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Mosul [Irak] Mehmet Kyçyksakallë tha se ata kanë arritur në fazën e fundit për rihapjen e konsullatës, e cila ishte mbyllur për shkak të rënies së Mosulit në duart e organizatës terroriste DAESH.

1493897

Pasi vizitoi Qendrën e Aplikimit për Vizat Turke, që ndodhet në qendër të qytetit Mosul të Irakut, Konsulli i Përgjithshëm Mehmet Kyçyksakallë (Mehmet Küçüksakallı) bëri deklarata për gazetarët.

Duke vënë në dukje se hapja e Qendrës së Vizave është një shërbim shumë i rëndësishëm për qytetarët e Mosulit, Kyçyksakallë shpjegoi se si mund të merret viza turke:

Është shumë e lehtë të marrësh një vizë turke. Para se të aplikoni, telefononi qendrën për të caktuar një takim dhe për të marrë informacion mbi dokumentet e nevojshme sipas qëllimit tuaj të udhëtimit. Gjatë aplikimit, specifikoni qëllimin e udhëtimit tuaj në Turqi, si për shembull: vizitë turistike, trajtim mjekësor, biznes, tregti ose arsim. Viza është e vlefshme për një vit, prandaj mos e lini aplikimin në minutën e fundit”.

Lajme të ngjashme