Erdogan: Ne do të vazhdojmë të mbrojmë çdo pikë uji dhe pëllëmbë toke të vendit tonë

"Shteti i Republikës së Turqisë është një shtet i vjetër dhe me rrënjë, që ka një të kaluar dymijë vjeçare",- shkroi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në «Twitter».

1493876
Erdogan: Ne do të vazhdojmë të mbrojmë çdo pikë uji dhe pëllëmbë toke të vendit tonë
Cumhurbaşkanı Erdoğan.jpg

Në llogarinë e tij në «Twitter» Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) postoi një mesazh, ku i mëshon zgjidhjes dhe dialogut.

Ne jemi për t’i krijuar hapësirë diplomacisë duke dëgjuar çdo thirrje të sinqertë që vjen dhe synojmë zgjidhjen e problemeve me dialog nga ku do të përfitojnë të gjithë, shkruan udhëheqësi turk.

“Shteti i Republikës së Turqisë është një shtet i lashtë dhe me rrënjë që ka një të kaluar 2-mijë vjeçare. Pa ndonjë kompleksitet, ne vazhdojmë t’i menaxhojmë me gjakftohtësi dhe pjekuri të gjitha proceset që kalojmë pa u shqetësuar asnjëherë për provokimet e vazhdueshme. Duke i kushtuar vëmendje çdo thirrjeje të sinqertë, ne synojmë të krijojmë hapësirë për diplomacinë dhe t’i zgjidhim problemet me anë të dialogut në mënyrë që të kenë mundësi të fitojnë të gjithë. Me këtë vizion ne do të vazhdojmë deri në fund të mbrojmë çdo pikë uji dhe pëllëmbë toke të vendit tonë", thonë Erdoan në mesazhin e tij në «Twitter».  



Lajme të ngjashme