Turqia reagon ndaj raportit të OKB-së

Turqia refuzoi kritikat e drejtuara nga Komisoni i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut duke bërë të ditur se janë pavend.

1493561
Turqia reagon ndaj raportit të OKB-së

Turqia refuzoi kritikat e drejtuara nga Komisoni i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut duke bërë të ditur se janë pavend.

Ministria e Punëve të Jashtme në deklaratën e bërë në lidhje me këtë shkroi: “Pretendimet e pabaza për shkeljen e të drejtave të njeriut drejtuar grupeve opozitare të Sirisë që luftojnë kundër terrorit dhe veprojnë në terren për kthimin e refugjatëve sirianë dhe si rrjedhojë vendit tonë që ka lidhje me këto grupe i refuzojmë tërësisht”.  

“Ne vlerësojmë të rëndësishëm që raporti periodik i Komisionit Ndërkombëtar të Pavarur të Hetimit i OKB-së (CoI) mbi Sirinë për periudhën janar-qershor 2020 përcaktoi se regjimi sirian dhe të ashtuquajturat "Forcat Demokratike Siriane", të cilat janë të lidhura me organizatën terroriste PKK/YPG kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut që përbëjnë krime kundër njerëzimit dhe krime lufte kundër civilëve. Së bashku me këtë është tërësisht e papranueshme që në raport të mos përmendet organizata terroriste PKK/YPG si autore e krimeve që kanë në objektivë civilët”, shkruhet në deklaratë.

“Gjithashtu është plotësisht e papranueshme dhe dënojmë fuqishëm që raporti për shtyp të mos përmendë regjimin sirian dhe organizatën terroriste PKK/YPG, të cilët janë fajtorët e vërtetë për shkeljet e raportuara. Pikëpamjet dhe kundërshtimet tona në lidhje me raportin do të përcillen në termat më të fortë”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 


Lajme të ngjashme