Oktay dhe Gul reagojnë ndaj ofendimit të gazetës greke drejtuar Presidentit Erdogan

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay reagoi ndaj titullit ofendues të gazetës greke referuar Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

1493498

Ai bëri një postim në median sociale në lidhje me këtë.

“Vulgariteti i një të ashtuquajtur gazete në Greqi që kishte në shënjestër të nderuarin presidentin tonë dhe që nuk përputhet as me lirinë e fjalës dhe as me etikën e medias, është një pasqyrim i mentalitetit të shtrembëruar që në vend të paqes në Mesdheun Lindor synon luftë dhe në vend të kompromisit kërkon kaos, ky është një provokim”, shkroi Oktay.

Edhe ministri i Drejtësisë, Abdulhamit Gul në postimin e bërë në “Twitter” shkroi: “Autoritetet greke nuk duhet të bashkëpunojnë në këtë imoralitet dhe krim. Duhet të bëjnë menjëherë atë që nevojit drejtësia”.

Lajme të ngjashme