Erdogan: Veteranët tanë janë udhërrëfyesit e brezave të rinj

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se kombi turk është një komb luftëtar (veteran) dhe bëri të ditur se ndihet krenar që është pjesë e tij.

1493630
Erdogan: Veteranët tanë janë udhërrëfyesit e brezave të rinj

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se kombi turk është një komb luftëtar (veteran) dhe bëri të ditur se ndihet krenar që është pjesë e tij.

Erdogan publikoi një mesazh me rastin e Ditës së Veteranëve ku theksoi se ata janë vlera pararojë e vazhdimësisë së ekzistencës së popullit dhe vendit si dhe kthimit të tokave të Anadollit në atdhe.   

“Jemi një komb që kemi 78 varreza dëshmorësh në 34 vende të ndryshme. Ne jemi një brez që është rritur me kujtimin e heronjve tanë të dashur që kanë luftuar në të katërta anët e botës, në një hapësirë gjeografike nga Lufta e Ballkanit në Çanakkale, nga Egjipti e Siria në Galica, nga Fronti Kaukaz në Luftën për Pavarësi”, shkroi Erdogan.

“Populli ynë, ashtu si dje, duke thënë “Nëse vdesim jemi dëshmorë, nëse mbesim jemi veteranë” edhe sot vazhdon të mbrojë pavarësinë dhe të ardhmen e tij. Veteranët tanë me vetëdijen e vlerave që përfaqësojnë janë udhërrëfyes për brazat e rinj me dashurinë dhe heroizmin për atdheun. Trimat tanë na bëjnë të krenohemi me epopetë heroike të shkruar brenda dhe jashtë që shtojnë çdo ditë”, shkroi Presidentit Recep Tayyip Erdogan.



Lajme të ngjashme