Erdogan: Turqia nuk e ndal hapin e zhvillimit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në inaugurimin e pjesë së udhëkryqit Gebze-Izmit të autostradës Marmaraja e Veriut, ku mori pjesë me anë të videokonferencës.

1493684
Erdogan: Turqia nuk e ndal hapin e zhvillimit
Cumhurbaşkanı Erdoğan.jpg

Presidenti Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në inaugurimin e pjesë së udhëkryqit Gebze-Izmit të autostradës 'Marmaraja e Veriut', ku mori pjesë me anë të videokonferencës.

Ai e filloi fjalimin e tij duke thënë: Autostrada “Gebze-Izmit” qoftë në të mirë të vendit tonë. Autostrada 'Marmaraja e Veriut' që prej skajit të saj me një gjatësi prej 400 kilometrash është një projekt i madh. Kjo autostradë duke filluar nga skaji më perëndimor i Stambollit është një projekt që shtrihet deri në Kocaeli dhe Sakarya. Pjesët e autostradës që përfundojnë i kemi inauguruar një nga një që prej vitit 2016. Kjo pjesë, e marrë edhe si veçmas, është një vepër që na bën krenar'.

Në fjalimin e tij ai ndaloi edhe në hapat që kanë hedhur për ta bërë Turqi një fuqi rajonale dhe globale.

“Sulmet e pandërprera ndaj Turqisë në 7 vitet e fundit, në thelb, kanë marrë në objektivë ekonominë e saj.  Me epideminë mbetëm ballë për ballë në një periudhë të tillë. Epidemia ka ndikuar në masë shkatërruese të gjitha shtetet, por Turqia është një prej vendeve që ka dalë me më pak dëme nga epidemia e koronavirusit. Me shumë zbatime zumë vend pranë popullit tonë.  

Duke vazhduar prodhimin në çerekun e tretë të vitit kemi lënë pas një pjesë të rëndësishme të ndikimit të epidemisë, tha Erdogan dhe shtoi. “Me ndikimin e financimit të përshtatshëm që siguruam u thyen rekorde të njëpasnjëshme në banesa dhe automobila. Në periudhën në vijim do të rritet edhe më shumë punësimi. Shpresojmë që çerekun e tretë ta mbyllim me një rritje ekonomike që të kënaqë të gjitha palët”.

Kurse në lidhje me vlerësimin ndaj Turqisë nga institucionet ndërkombëtare të vlerësimit të kredisë, Presidenti turk tha: “Atyre që e fusin Turqinë në të njëjtën notë me vendet në cepin më të largët të Afrikës, Amerikës Jugore do t’u japim përgjigjen më të bukur me sukseset që arrijmë”.  

 


Lajme të ngjashme